Britanikët nisin turizmin, del lista me vendet ku lejohet të shkojnë

Turizëm

Britanikët nisin turizmin, del lista me vendet ku lejohet të shkojnë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Nga e hëna britanikët në bazë të sistemit të dritave të trafikut do mund të mësojnë se në cilat vende do mund të prenotojnë pushimet verore, nga datat 6 korrik, në varësi të numrit të rasteve me koronavirus.

Foreign Office do heq edhe këshillimin për çdo vend se ku mund të shkohet ose jo, për vendet që konsiderohen me shkallë të ulet ose mesatare rrezikshmërie.

Pushuesit nga data 6 korrik nuk do të mund t’i nënshtrohen 14 ditëve të vetizolimi, qoftë në vendet ku do shkojnë, qoftë në Britani kur të rikthehen, sipas politikës kontraverse të qeverisë së Boris Johnson të ideuar nga këshilltari i tij i shumë kritikuar Domenic Cummings i cili shkaktoi një stuhi mediatike në momentin e njoftimit të kësaj politike nga industria e aviacionit , turizimit dhe media.

Ndër vendet me dritë jeshile që kanë më pak rrezik janë Austria, Barbados, Kroacia, Gjermania, Zelanda e Re, Greqia, Tajlanda dhe Vietnami.
Në vendet me ngjyrë portokalli, ose me rrezikshmëri mesatare janë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka,Franaca, Italia, Japonia, Hollanda, Portugali, Singapori, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Spanja, ndërsa vendet e zonës së kuqe që përjashtohen mbesin Argjentina, Brazili, Kili, Egjypti, India, Izraeli, Meksika, Maroku, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk ka njoftim për vendet e Ballkanit, dhe ndoshta do duhet të pritet dita e hënë për të mësuar nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vendet e tjera jo anëtare të BE nga Ballkani do mund të jenë në listë apo nëse do ndryshoj këshillimi në faqen zyrtare të Ministrisë së jashtme britanike,

Foreign Office, për të shkuar ose jo në këto vende, në bazë të verfikimeve të bëra nga ambasadat britanike në këto vende. Praktikisht vendet e Ballkanit janë më pak të prekura nga koronavirusi se të gjitha destinacionet e tjera mesdhetare në keto lista që pritet të publikohen, si Italia apo Spanja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat