Pastrohen rrugët drejt bregdetit në Fier, kushte më të mira për pushuesit - Bota Sot
Pastrohen rrugët drejt bregdetit në Fier, kushte më të mira për pushuesit

Turizëm

Pastrohen rrugët drejt bregdetit në Fier, kushte më të mira për pushuesit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Bashkia e Fierit ka nisur pastrimin dhe sistemimin e rrugëve që të çojnë drejt bregdetit të Semanit, Darëzezës dhe Pishë Poros.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi u ndal sot te ndërhyrjet që po bëhen në këto akse që lidhin qytetin e Fierit me zonën bregdetare, të cilat garantojnë kushte më të mira për pushuesit.

“Ndërhyrjet sigurojnë një infrastrukturë më të mirë, akses pa limit për të gjithë pushuesit që do të frekuentojnë këtë vit bregdetin e Fierit”, tha Subashi.

Darzeza, Semani, Ndërnënasi dhe Pish Poro në vijën bregdetare të Fierit janë plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9,5 km.

Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat