Shëngjini i përgjysmon çmimet për pushuesit nga Kosova

Turizëm

Shëngjini i përgjysmon çmimet për pushuesit nga Kosova

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:06
Ilustrim

Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se pushuesit e Kosovës këtë vit mund të marrin oferta të përgjysmuara në plazhet e bukura të Shëngjinit.

“Ne si ‘Sharr Travel’ kemi oferta shumë të lira. Po e nisim nga destinacioni më i afërt që është Shëngjini. E kemi top-ofertën për vetëm 30 euro për person, me mëngjes e darkë. Fjetja në hotel, shfrytëzimi i pishinës si dhe i plazheve. Si dhe disa shërbime tjera shtesë në këtë hotel që ofrohen gratis si këndi i lojërave dhe animacione të ndryshme që ofrohen”, tha Kurtishaj.

Sipas tij, në krahasim me vitet paraprake kur ofertat ishin me çmime më të larta, tanimë pushuesit nga Kosova pushimet mund t’i kalojnë me një çmim shumë të lirë, si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë të “Sharr Travel” me hotelet në Shqipëri.

Ai përmendi edhe një prej hoteleve prestigjioze që ndodhet në plazhet e Shëngjinit, “Hotel Rafaelo”, për të cilin thotë se qëndrimi për dy netë në këtë hotel nga çmimi 58 euro sa ishte vitin e kaluar, tashmë pushuesit mund të paguajnë me çmim prej 30 eurove.

“Nëse flasim për vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, kjo ofertë ka qenë diku rreth 50 euro, e këtë vit vetëm 30 euro apo thënë shkurt sot në ‘Sharr Travel’  për dy net qëndrimi në hotel ‘Rafaelo’ paguhen vetëm 58 euro. Është një zbritje e madhe, është nder i madh që ju ka bërë qytetarëve të Kosovës nga ana e ‘Rafaelo Resort’, që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit tonë të përbashkët”, ka pohuar më tej Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat