“Kërcënohen me thika” pushuesit e Adriatikut te vendi i quajtur “Pallati i Bardhë” - Bota Sot
“Kërcënohen me thika” pushuesit e Adriatikut te vendi i quajtur “Pallati i Bardhë”

Turizëm

“Kërcënohen me thika” pushuesit e Adriatikut te vendi i quajtur “Pallati i Bardhë”

Nga: Andi Bica Më: 22 korrik 2020 Në ora: 19:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Te plazhi i Hekurudhës, Iliria ne Durrës, është një rruge dytësore pranë detit nga Hotel Palace te Sunshine ku disa persona argëtohen duke çare gomat e dhunuar makinat e turisteve.

Policia i ka larë duart me pretekstin se s’merret me këto pune, por shqetësimi qytetar vijon me dhunimin e zonjave në timon, çifteve të reja e familjareve vizitore të sezonit ose fundjavës.

Kjo tërheqje ka rrezikuar deri jetët e vizitoreve duke i penguar ne sezonin veror pasagjerët të kthehen në punë ose të marrin në kohë ndihmën në spital. Kjo lojë me pasoja jetën po bëhet e neveritshme edhe për bashkësinë e banorëve e durrsakeve që detyrohen të heshtën para viktimës së ditës së këtij fenomeni kafshëror.

Ti ngulesh thikën në mes te vapës shtëpisë lëvizëse të një udhëtari nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Ukrahina , Biellorusia e Polonia e kujtdo të huaji është një akt për tu ndëshkuar moralisht e ligjërisht.

Tallja cinike me dhimbjen njerëzore është e pavend.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat