'Në plazh Po, shtrirë në shezlone Jo', 3 arsyet pse duhet t'i evitoni - Bota Sot
'Në plazh Po, shtrirë në shezlone Jo', 3 arsyet pse duhet t'i evitoni

Turizëm

'Në plazh Po, shtrirë në shezlone Jo', 3 arsyet pse duhet t'i evitoni

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 19:21
Ilustrim

Kjo këshillë vjen këtë herë nga ambientalisti i njohur Sazan Guri, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shtrihen në shezlone kur shkojnë në plazh. Sipas tij, arsyet për t'i evituar shezlonet, të paktën këtë vit, janë tre.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ambientalisti Guri tha se duke mos u shtrirë në zhezlone, njerëzit edhe kursejnë lekë, edhe shmangin shtrirjen në një vend ku më parë është shtrirë dikush tjetër, por edhe shfrytëzon rërën si më kurative.

“U bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shezlonet, se edhe lekë kursen, edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shezlonin?

Ku ka më mirë se sa të shtrihesh në rënë. Është kurative. Një herë, një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i leu me rërë e baltë kurative, i vendosi të bënin aerobi. Më pas, ata u shëruan, i shëroi rëra, ata kujtonin se i shëroi aerobia....

Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë, që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini. Rëra jonë është 70 metër, shëron të gjitha sëmundjet.

Qytetarë, hiqni dorë nga ulja në shezlon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë”,- tha Sazan Guri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat