Pandemia i shkakton humbje prej mbi 1 miliard euro operatorit turistik më të madh evropian

Turizëm

Pandemia i shkakton humbje prej mbi 1 miliard euro operatorit turistik më të madh evropian

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 11:43
TUI pësoi një humbje prej 1.1 miliard euro midis muajit prill dhe qershor

Operatori më i madh turistik në Evropë, TUI pësoi një humbje prej 1.1 miliard euro midis muajit prill dhe qershor, pasi pandemia COVID-19 ndaloi udhëtimet.

Kompania tha se ringjallja e kërkesës ishte “inkurajuese”, por që rezervimet verore ishin 80 për qind më të ulëta se vitin e kaluar.

Grupi gjerman ka rihapur më shumë se gjysmën e hoteleve të saj në të gjithë botën, përfshirë në Evropë, Meksikë, Egjipt dhe Karaibe, megjithëse ato kanë një normë mesatare të rezervimeve.

Kompania nuk do të ketë një parashikim për pjesën tjetër të vitit, pasi pandemia vazhdon të ndikojë në udhëtime.

TUI konfirmoi se ka siguruar një financim shtesë prej 1.2 miliard eurosh nga qeveria gjermane, për ta marrë atë gjatë sezonit të qetë të dimrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat