Saranda, e mbijetuara e pushimeve verore nën kohën e pandemisë

Turizëm

Saranda, e mbijetuara e pushimeve verore nën kohën e pandemisë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:58
Saranda

Nuk ka asnjë mëdyshje se kjo ishte një verë mbijetese për turizmin e Sarandës.

Vera 2020, me asgjë pararendëse nuk ka ngjashmëri dhe as të krahasuar. Ishte (dhe shpre-sojmë të mbetet e vetmja verë atipike), e “plagosur” dhe me shumë të panjohura e me dukuri deri të frikshme, të ardhura nga efekti pandemi.

Por në total jeta ka pulsin dhe ritmin e vet. Siç viti ka stinët e veta. Ndodh që të zbehen kufijtë stinorë. Por kalendari dhe punët e prodhimet e stinës, na ndihmojnë të kuptojmë se në cilën prej tyre kemi kaluar dhe të marrim shijen e “frutave të stinës”.

Kështu ndodhi edhe me stinën e turizmit. Thënë ndryshe, me “bukën” dhe me indus-trinë e Sarandës. Mëdyshjet e mëdha rreth asaj se si do të mund të bëhej turizëm, duke mbajtur maskën kirurgjikale, e mira apo e keqja më e madhe do të na vinte nga shkuarja në plazhe e të tjera meraqe si këto, na shoqëruan deri në nisje të korrikut, kur u dukën ardhjet e grupeve të para turistike. Deri atëherë çdo hap hidhej si në një fushë të minuar, si në një terren të virusuar, me një hapje graduale dhe shumë të kujdesshme, me kontroll dhe autokontroll.

Ja ku jemi sot, dy muaj e gjysmë pas startit të sezonit “Verë 2020” dhe rezulton që Saranda u shënjua si një ndër destinacionet e zgjedhura për të pushuar. Sigurisht, nën pandemi. Në këto kushte, pamë të ofrohej dhe të bëhej turizëm në masa që jepnin kënaqësi, por po kaq edhe siguri. Siguri për të shërbyer me virusin nëpër këmbë, por edhe me mbrojtje e me shumë kujdes e merak, për të mos marrë e po ashtu, për të mos dhënë virusin. Me sa duket, kripa e Jonit veproi mjaftueshëm si një faktor “tretës” i fuqisë virusale e infektuese. Me një fluks jo të pakët të ardhurish, nga një mori adresash e gjeografish, virusi nuk e pati të lehtë të përhapej dhe numrat e të prekurve mbetën simbolikë.

Image

E pati të vështirë përhapjen virusi, pasi edhe kujdesi që u bë, ishte i veçantë, me ma-sa vetëmbrojtjeje dhe mbrojtëse në komunitet. Largësitë e shezlongëve në plazhe dhe tavolinave në mjedis të hapur në lokale, ishin gjëja e parë që u respektua, përveç dezinfektantëve, që i gjej dhe i gje gati si “pjesë të menusë”, që serviret në çdo mjedis e në çdo njësi të përdorimit publik. Nuk ishte që në ditën e parë kështu, por ndërgje-gjësimi erdhi në rritje. Dhe në çdo ditë të re, u dha më shumë siguri, në çdo hap që hidhej.

Saranda dhe Ksamili nisën të joshnin njësoj me resurset dhe ofertën turistike, duke e bërë të krahasueshme situatën e turizmit në kushte normale. Madje edhe edhe më ftuese. Hotelierët hynë në treg me zbutje 20% të çmimeve të fjetjes. Në mes të gushtit, në mes të Sarandës, ishte plotësisht e mundur të gjeje një dhomë hoteli për pushime, kundrejt 15 e 20 eurove, edhe me mëngjes të përfshirë. Ndërsa restoranet punuan si asnjëherë më parë, duke ofruar dhe publikuar ushqime pake-të, me çmime gati-gati në kosto. Nuk ka pse të kërkosh tjetër arësye, pse shumica e hoteleve, i ikën rrezikut të humbjes së klientelës apo pse shumicën e resto-ranteve, picerive e tavernave, sidomos ato të vijës së parë mbi shetitore, i shihje me tavolinat plot me klientë, që merrnin njëherësh ushqimin e pëlqyer, shërbi-min ekspres dhe sigurinë anticovid, në respektim të distancës, higjenaës etj.

Puna e mirë, ashtu si fjala e mirë, “bën këmbë” e ecën, shpërndahet shpejt. Në këtë Sarandë ia behën autobusat me turistë nga Tirana e Prishtina, makinat private me targa shqiptare e të huaja.

Image

Si asnjë verë tjetër, në kërkim të tillë të udhëtarëve të stinës, anijet turistike nisën udhëtimet drejt atraksioneve të rralla: drejt Kakomesë, Krorëzës, Qefalit etj., drejt plazheve të tyre, ku ende shkohet vetëm me mjete detare. Nuk ishte parë si sivjet, që mbrëmjeve, përmes ekraneve të instaluara buzë Limanit të varkave të vogla, u prezantohej të ardhurve oferta e shkuarjes në këto plazhe, jo vetëm me anije të mëdha, por edhe me skafe për familjarë, njeri më i bukur se tjetri e njeri më joshës së tjetri, në kushtet dhe kosto që nuk “u rezistoje” dot.

Ndodhte që, pas prezantimit me video të guidës së një dite udhëtimi të veçantë, vinte momenti i prenotimit. Dhe dita e re niste me një mësymje të bukur rreth atyre plazheve. Ndërkohë, të tjerë e nisnin ditën e tyre turistike me udhëtimin drejt plazheve të Ksamilit, te Shpella e Lukovës a në Bunec. Edhe plazhet përgjatë shetitores të papërfshirë në rikonstruk-sion, patën frekuentuesit e tyre. Pa çadra dhe shezlongë, drejt e në rërë, si në “kohën e parë”, me peshqyrin personal dhe me çadrën personale. Dhe me kosto zero. Për herë të parë plazhet buzë detit në Sarandë dhe sektorë të veçantë në Ksamil, u lanë tërësisht free nga Bashkia. Frekuentuesit ishin një “përzierje” mes vendasve (deri tek moshat e treta), mes familjarëve me fëmijë të vegjël dhe të ardhurve nga larg, Dëgjoje të flitej jo vetëm shqip, por edhe maqedonisht, anglisht, frëngjisht, polonisht, rusisht, serbisht…

Image

Por shqipja ishte më e përdorura, pasi “Vera 2020” ishte dhe mbetet sezoni i të pushuarit SHQIP. Kosovarët zunë vendin e parë në frekuentimin e Sarandës dhe Ksamilit sivjet.

Ka disa burime që e konfirmojnë këtë. Agjencia e njohur “Sharr Travel”, me një histori 17-vjeçare udhëtimesh Prishtinë-Sarandës, gjeti veten edhe në këtë vit të vështirë, Presidneti Ruzhdi Kurtishaj thotë se shënoi këtë verë një bashkëpunim intensiv me një varg hotelesh në Sarandë e Ksamil, si asnjë vit më pare. Ai të ve përpara një listë me emra hotelesh, ku spiaksin “Oasi”, “Nertili”, “Mediterrane”, “Aulona” në Sarandë dhe “Joni”, Castle”, “Ilion” e “Eksamile” në Ksamil.

Ruzh-diu thotë se numri total i pushuesve të sjellë në Sarandë e Ksamil prej 8 qershorit deri në 8 shtator 2020, shkon në 20 mijë. Sipas tij, 80 ditë kanë qenë me prurje intensive. Shifra më e lartë ditore e pushuesve të ardhur me “Sharr Travel”, ka qenë 120 persona në ditët më të mira, që do të thotë 3 autobusa dhe me protokoll distance. Suksesin ai e sheh tek puna me oferta dhe me paketa të ndërtuara nga agjen-cia dhe hoteleria. E kështu, thotë Presidenti Kurtishaj, do të punohet deri më 1 tetor. Por sezoni turistik nuk mbyllet këtu.

Image

Pas kësaj date, deri më 20 nëntor na thotë se do të vijohet me ofertat e fundjavës.

Oferta ka qenë ndoshta fjala më e përdorshme në këto pushime nën Covid. Oferta turistike e Sarandës 2020, u bë e njohur qysh gjatë e pas marsit, me lidhjet online të kryebashkiakut Adrian Gurma, me ekranet dhe mediumet më në zë të Prishtinës. Ftesa e tij për të shijuar Sarandën e Ksamilin dhe apeli PUSHO SHQIP, u dëgjua, u besua dhe funksionoi.

Me shumë impakt ishte edhe turi i 30 gazetarëve kosovarë, me ndalesën më të zgjatur e më promovuese për Saranden. Te mikluar nga Saranda ishin këtë verë atipike, edhe shqiptarë nga troje të tjera shqiptare, si nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.

Image

E mësuar me statistiken që 42% e turistëve të ishin te huaj, Saranda u përball me ulje drastike të numrit të tyre, deri në 4%. Në çdo rast, ishte lajm prania e turistëve të huaj. E as ky lajm nuk mungoi. Sigurisht që në shifra simbolike, por pamë prani të turistëve polakë, rusë, si dhe nga Ukraina, Bjellorusia. Nuk kanë munguar as serbët. Shumica e tyre erdhur me pushime, ndërkohë që sipërmarrës serbë i kemi parë të ofrojnë edhe shërbime turistike, në njësi hoteliere apo bare e restorante, të marra me qera në Sarandë.

Ajo Sarandë, që këtë verë projektonte të kapte ndoshta 1 milionë turistë, një majë në prurjen e vet turistike, provoi një gropë të kësaj prurjeje, diktuar nga pandemia. Me dhimbje, por me realizëm, kryebashkiaku pohon se ky vit rregjistron jo më shumë se 200-220 mijë turistë për Sarandën, që do të thotë 600 mijë më pak se një vit më parë.

Sezoni mori xhirot e para me mjaft plogështi, ardhur nga kufizimet në lëvizje. Kështu ndodhi edhe në nisje të korrikut, që vite të tjera ka shënuar kulme të prurjes turistike. Prurja ishte e vakët si në qershor edhe në korrik e ajo nisi të shtohet gjatë gushtit. Mungesa e turistëve të kruazierave, që Saranda e ka një ndër ekskluzivitetet e veta, krijoi “gropën e thellë”.

Vetëm kur gushti po kthente ditën e fundit të tij, befasia e stinës turistike të Sarandës 2020, ishte ankorimi i të parës kroçerë me turistë të huaj në kalatën e portit të Sarandes. Erdhi si një çarje e situatës dhe kufizimeve pandemike trageti “E bukura e Adriatikut” (La belle d’Adriatic), me flamur belg dhe me rreth 200 turistë francezë në bord. Guida e tyre u ndal në qytetin antik të Butrintit dhe u shtri në qytetin muzeal të Gjirokastrës.

Butrinti ka rezultuar siti më i frekuentuar edhe për verën 2020. Sërish Butrinti ka ardhur me një numër befasues vizitorësh në mbyllje të 8 muajve, që i kalon 20 mijë vizitorët, siç na konfirmon drejtori Erlind Sulo. Ama kjo shifër, sado e lartë të duket për sivjet, është sa një e dhjeta e viteve më parë.

Duam të besojmë se muaji shtator po vazhdon me një lëvizje klasike, duke nënkup-tuar se sezoni vazhdon. Kjo, edhe se bëhen përpjekje maksimale për ta mbajtur gjallë frymën e muajit gusht, edhe përmes një klime shumë miqësore të biznesit dhe të çdo qytetari me turistët e shtatorit. Ky muaj është po aq i bukur në një mot të butë të Sarandës.

Mos harroni: ka edhe një të kaluar turistike, që e ka portretizuar Sarandën si qytetin e “muajit të mjaltit”, teksa priste dhe miklonte të sapomartuarit, si qyteti që “celebronte” dashuritë e tyre./Tema/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat