'10 shtigjet e ecjes' përurohet në ditën e turizmit, ja sa përrallore duket natyra e Sharrit

Turizëm

'10 shtigjet e ecjes' përurohet në ditën e turizmit, ja sa përrallore duket natyra e Sharrit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:13
Natyra e Sharrit

Secila pjesë, secili cep i Kosovës sonë të bukur, është rrethuar anembanë me një natyrë përallore që e mahnit dhe e bënë për vete secilin person që e viziton. 

Andaj, ruajtja e kësaj mrekullie dhe zhvillimi i turizmit është dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë. 

Kështu ka shkruar, kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

"Sot, Ditën Botërore të Turizmit e shënuam duke përuruar "10 shtigjet e ecjes" të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik", në kuadër të projektit ”Përkrahje për Potencialin Turistik Rajonal”. Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, përmban gjithsej 100 kilometra shteg të ecjes dhe shtrihet në rajonin e Sharrit në Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore. Nga sot ky projekt do t’i shërbejë të gjithë atyre që kanë dëshirë të përjetojnë peizazhe rurale, natyrale, të paprekura dhe akomodim autentik", ka theksuar Haskuka.

Postimi i plotë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat