Shpellat sekrete të Karaburunit, trend turistik veror

Turizëm

Shpellat sekrete të Karaburunit, trend turistik veror

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Shpella e “Haxhi Alisë”

Shpella e “Haxhi Alisë” është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ajo është një ndër shpellat më të bukura me ujin kristal në gadishullin e Karaburunit. Ajo ka formën e një kubeje me gjatësi 30 m, lartësi maksimale 18 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujëra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas, i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë. Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtarët që kalonin nga ato anë.

Populli Shqiptar i ka dedikuar edhe nje këngë këtij detari të famshëm, madje sot anijet që kalojnë pranë shpellës i bien sirenës në nder të tij. Në këtë shpellë janë gjetur edhe shume objekte arkeologjike.

Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detare. Mund të vizitohet edhe duke kaluar në rrugën e vjetër nëpërmjet bazës Ushtarake të Pashalimanit. Megjithatë rruga tokësore nuk të ofron mundësinë të shkosh brenda shpellës duke humbur bukurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat