Pushime në Darzezë, shtohen pickimet e peshkut harabel dhe gaforres

Turizëm

Pushime në Darzezë, shtohen pickimet e peshkut harabel dhe gaforres

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:44
Ilustrim

Hipertensioni dhe problemet kardiake shfaqen shpesh gjatë verës tek të moshuarit.

Mjekja, Inva Sulejmani, që shërben në qendrën verore në plazhin e Darzezës këshillon pushuesit që të bëjnë kujdes nga i nxehti dhe zhytja në ujë në rastet kur frekuentojnë plazhet.

"Problem tjetër i madh mbetet goditja nga nxehtësia sidomos moshat e mëdha të mos ekspozohen në rrezet e diellit nga ora 12 në 4 pasdite. Problemet e tjera që na shfaqen janë tensioni, hipertensioni dhe problemet kardiake. Nxehtësia ndikon shumë në pacientët kardiakë".

Sulejmani ka vërejtur se në këtë zonë janë shtuar rastet e pacientëve që pickohen nga peshku harabel dhe nga gaforrja.

"Problematika të mëdha që kemi pasur, sidomos këtë sezon veror, janë në rastet e fëmijëve të vegjël pickimi nga peshku harabel, pickimet e gaforreve."

Kujdesi në këto ditë duhet të jetë maksimal, e po aq vëmendje qytetarët duhet të kenë edhe për tu ruajtur nga temperaturat e larta.

Në oraret 12:00 me 16:00 duhet shmangur dielli.

Nga nisja e sezonit deri tani, në Darzezë ka humbur jetën një pushues e dy të tjerë e kanë rrezikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat