Evitohet risku që Venezia të jetë pasuri në rrezik e UNESCO-s

Turizëm

Evitohet risku që Venezia të jetë pasuri në rrezik e UNESCO-s

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:06
Venezia

Venezia nuk do të jetë në listën e vendeve pasuri e UNESCO-s në rrezik.

Është mbajtur sot në një video konferencë, në Fuzhou të Kinës, seksioni i 44 i Komitetit të UNESCO-s, i cili vendosi që Venezia të mos konsiderohet si pasuri botërore në rrezik, por do të vazhdojë të monitorohet nga ekspertët e UNESCO-s.

"U evitua regjistrimi i Venezias si pasuri e njerëzimit në rrezik", deklaroi ministri italian i kulturës Dario Franceschini.

"E kjo falë vendimeve të fundit të ndërmarrë nga qeveria, e cila vendosi bllokun e kalimit të anijeve të mëdha përballë sheshit "San Marku" e në kanalin Giudecca."

Sipas ministrit italian është arritur një rezultat pozitiv e vëmendja e botës do të vazhdojë të jetë për Venezian.

Ministri Franceschini kërkon impenjimin e detyrimin e të gjithëve për të mbrojtur lagunën e Venezias e për identifikimin e një rruge për një zhvillim të qëndrueshëm të këtij realiteti unik, ku kultura dhe industria kreative kanë një rol protagonist.

Kalimi i anijeve të mëdha Costa Crociera pranë qëndrës historike të Venezia vuri në rrezik statusin e këtij qyteti si pasuri e UNESCO-s e në qershor të këtij viti, Ëorld Heitage Center informoi komunitetin ndërkombëtar mbi urgjencën e situatës në Venezia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat