Kryetari i Ulqinit i dekoron prindërit e Rita Orës me mirënjohje për promovim turistik

Turizëm

Kryetari i Ulqinit i dekoron prindërit e Rita Orës me mirënjohje për promovim turistik

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 06:40
Pamje nga takimi

Familja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka një lidhje shumë të veçantë me qytetin e Ulqinit.

Prej vitesh ata posedojnë një vilë luksoze në lumin Buna, në të cilën kalojnë pushimet kryesisht prindërit e Ritës.

Vera dhe Besnik Sahatçiu – Ora ka tash e sa javë që po qëndrojnë në Ulqin me pushime, duke promovuar vendet turistike të qytetit shqiptar.

Kryetari i Ulqinit, Aleksandar Daboviç, i ka mirëpritur së fundmi prindërit e artistet së njohur ndërkombëtarisht në zyrën e tij.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagranm, Daboviç shihet teksa iu ka dhuruar një mirënjohje të veçantë çiftit Sahatçiu – Ora, teksa edhe kanë arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që t’iu ofrohet një mundësi e mirë promovimi e Ulqinit edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

“Sot mirëprita mysafirët special të qytetit tonë, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Verën dhe Besnikun. Gjatë një bisede të këndshme dhe miqësore kemi rënë dakord që Ulqini është një qendër rajonale turistike me potenciale të jashtëzakonshme turistike. Çifti Ora u shpreh i gatshëm ta ndihmojë Ulqinin në promovimin e tij edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit Vera dhe Besnik Ora”, ka shkruar Kryetari i Ulqinit në Instagram.

Rita Ora në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë me vendlindjen e saj, Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat