2.8 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë në 2021, mbi 1 milion erdhën nga Kosova

Turizëm

2.8 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë në 2021, mbi 1 milion erdhën nga Kosova

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Në Shqipëri nuk gjen vetëm natyrën e plazhet, por dhe çmime të lira. Kjo është dhe arsyeja se pse të huajt vizitojnë vendin tonë.

Reza është nga Australia. Ai ka ardhur në Shqipëri së bashku me miken e tij, Osjen, nga Franca.

“Nëse e krahasojmë me Kroacinë, Italinë, apo vendet e tjera fqinje, të jep mundësinë të shikosh të njëjtat gjëra, por më lirë. Mendoj se Shqipëria është një vënd i pazbuluar nga turistët, ka plazhe, lumenj”, u shpreh Reza.

“Në Paris kushton 50 euro vetëm një pjatë, ndërsa këtu kushton 5 euro pjata”, tha Osjen.

“Është shumë herë më mirë sesa e prisja. Është një marrëdhënie shumë e mirë e asaj që paguan dhe asaj që të ofrohet. Bashkë më ushqimin, vizitat në muze, një ditë në Tiranë kushton rreth 30 euro”, u shpreh një tursit nga Bosnje Hercegovina.

Mesatarisht një turist qëndron në vendin tonë 4.3 netë dhe shpenzon afërsisht 52 euro në ditë.

Edhe pse Shqipëria ofron çmime të lira, shqetësim mbetet siguria.

“Për Shqipërinë kam dëgjuar shumë gjëra, si përshembull nuk është një vend i sigurt, por do të më duhet ta shoh vetë sa e vërtetë është kjo gjë”, u shpreh Reza.

“Në Poloni thuhet se në Shqipëri nga shumë banda rruge”, tha një turist polak.

Ka dhe nga ata që e marrin me sportivitet.

“Kemi dëgjuar që ka banda, por ndihemi të sigurt”, u shpreh një turist nga Spanja.

Në muajt e parë të ketij viti, sipas të dhënave të INSTAT, kanë hyrë në Shqipëri mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, ndonëse 1.381.532 ishin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat