Kosova prezantohet në Panairin e Turizmit në Izmir

Turizëm

Kosova prezantohet në Panairin e Turizmit në Izmir

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:27
Panairi i Turizmit në Izmir

Tetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të turizmit nga Kosova po marrin pjesë në Panairin e Turizmit në Izmir “Travel Turkey Izmir”.

Panairi ka mirëpritur këtë javë në Izmir të Turqisë dy hotele dhe gjashtë operatorë turistik nga Kosova.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive ka ardhur si nismë e Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe është përkrahur nga Swisscontact.

Takimet biznes me biznes (B2B) po zhvillohen midis operatorëve turistik vendas dhe operatorëve turistik turq, të ndihmuar nga një konsulent i vendit pritës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat