​Bie numri i turistëve në Graçanicë, synohet pasurimi i ofertës turistike

Turizëm

​Bie numri i turistëve në Graçanicë, synohet pasurimi i ofertës turistike

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Përkundër sfidave që solli pandemia COVID 19, Organizata Turistike e Graçanicës (TOG) po e mbyll këtë vit me sukses dhe me numër të madh të aktiviteteve të realizuara, thotë drejtoresha e kësaj organizate, Sandra Gjokiq.

Organizata Turistike e Graçanicës kryesisht punon në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në komunën e Graçanicës, dhe jo në organizimin e vizitave turistike. Duke analizuar periudhën nga fillimi i pandemisë e deri më sot, krahasuar me vitet e kaluara, numri i vizitorëve është më i vogël. 

Drejtoresha e TOG-ut, Sandra Gjokiq, thotë se numri i turistëve të huaj është dukshëm më i ulët në krahasim me periudhën e dy viteve më parë.

Gjokiq: Ka rënë numri i turistëve në dy vitet e fundit 

“Fatkeqësisht, duke qenë se po bëjmë një analizë të vazhdueshme në raport me vitin e kaluar, kur u befasuam nga situata, numri i vizitorëve realisht ka ndryshuar, por nuk është në masën që ishte një vit më parë. Vërtet kemi pasur një numër të madh vizitorësh ndër vite dhe kemi pasur shumë vizitorë të huaj në komunën tonë, gjë që nuk është rasti në dy vitet e fundit. Nuk po them që nuk është përfshirë, por numri i vizitorëve është vërtet shumë më i vogël dhe padyshim që ka ndikuar në popullsinë këtu”, tha ajo.

Ndalimet e tubimeve që pasuan si masa anti-COVID ndikuan që TOG të përshtatet me situatën aktuale. Promovimet dhe prezantimet u ridrejtuan në rrjetet sociale dhe ky lloj kontakti me publikun, përfaqësuesit e turistëve dhe konsumatorët, rezultoi i suksesshëm.

Organizata Turistike e Graçanicës u detyrua të heq dorë edhe nga organizimi i Ditës së Turizmit ky synonte që të bashkonte disa organizata lokale e rajonale për të shënuar këtë ditë që shërben për të promovuar zonat turisitike. 

Gjokiq: U detyruam të anulojmë aktivitetet për Ditën e Turizimit

“Në fakt ne kemi dashur të prezantojmë të gjithë trashëgiminë tonë kulturore materiale dhe jomateriale të popullatës lokale. Gjithashtu, kemi dashur, duke pasur parasysh se në periudhën e mëhershme është shënuar Dita e Turizmit, t’i lidhim organizatat tona lokale dhe turistike nga rajoni, por edhe komunat e tjera që kanë potencial për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tyre kulturore. Të gjitha këto donim t'i prezantojmë në Graçanicë atë ditë. Fatkeqësisht, them se na penguan masat (anti-COVID), por shpresoj që vitin e ardhshëm ai eveniment do të mbahet në përmasa më të mëdha”, thotë Gjokiq.

Komuna e Graçanicës është e pasur me monumente kulturore, të cilat mund ta bëjnë atë një destinacion në hartën turistike. Gjokiq kujton se trashëgimia materiale dhe jomateriale përfaqësojnë potencial të madh. 

Përveç manastirit të Graçanicës, i cili është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO dhe lokaliteti arkeologjik i Ulpianës nga periudha romake dhe bizantine e hershme, ka edhe potencial për zhvillimin e turizmit rural dhe përmbajtje të reja që mund të përfshihen në ofertën turistike.

Gjokiq: Kemi potenciale të pashfrytëzuara për turizëm 

“Afër komunës sonë kemi resurse të mëdha natyrore si burimet ujore, liqenin që pesë kilometrat i takojnë komunës sonë dhe realisht kemi një potencial të madh për zhvillimin e disa objekteve të reja turistike, por edhe për zhvillimin e turizmit të peshkimit. Këto janë potenciale të pashfrytëzuara për shkak të disa akteve ligjore që ende nuk janë zgjidhur, por pikërisht këtu ekziston përparësia e madh për zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, thekson Gjokiq.

Plani për të ardhmen e TOG Graçanicës është që të punohet në projektimin e përmbajtjeve me qëllim të pasurimit të ofertës për shkak të zhvillimin të qëndrueshëm të turizmit, që do të kontribuonte në rritjen e numrit të turistëve, dhe me këtë dhe fitimeve në sektorin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat