Rama: “Rana e hedhun”, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut

Turizëm

Rama: “Rana e hedhun”, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot pamje nga “Rana e hedhun” në Shëngjin.

“Rana e hedhun” në Shëngjin, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut, ku dunat ranore dhe kaltërsia e detit krijojnë harmoninë perfekte të paqes”, shprehet Rama.

“Rana e hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit. Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat