Gati 30 mijë persona vizituan hotelet gjatë muajit shkurt

Turizëm

Gati 30 mijë persona vizituan hotelet gjatë muajit shkurt

Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në shkurt të vitit 2022 pjesë e një ankete ishin 206 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të ASK-së numri i vizitorëve vendor dhe të huaj është 27 mijë e 739 prej tyre 44.92% ishin vendorë dhe 55.08% ishin të huaj.

Ndërkohë, numri i net-qëndrimeve ishte 41 mijë e 311 prej tyre 42.79% nga vendorët dhe 57.21% nga të huajt.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 11 mijë e 213 vizitorë dhe 16 mijë e 925 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në njoftimin e ASK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat