Janar – gusht 2016, në portin e Durrësit ankorohen 184 jahte turistike

Turizëm

Janar – gusht 2016, në portin e Durrësit ankorohen 184 jahte turistike

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 15:22
Porti i Durrësit

Që nga fillimi i vitit 2016 deri në fund të muajit gusht, në kalatat e portit të Durrësit janë ankoruar 184 jahte turistike, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse, kanë vizituar edhe qytetin-port. Numri i tyre pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të këtij viti.

“Thoranng”, “Spatzle”, “Anemos”, “Saga of Goteborg”, “Oktegon”, “Kimera”, “Smile”, “Rawn Prawn””, “Maya”, “Carpe diem”, janë disa nga emrat kumbues të jahteve me gjatësi të ndryshme dhe me prejardhje nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë.

Nga sektori i dispeçerisë mësohet se që nga fillimi i muajit korrik deri në fund të muajit gusht 2016, në kalatat e portit janë ankoruar 97 jahte turistike. Ato janë vendosur kryesisht në kalatat 1, 2, 4, apo 5 të Terminalit Perëndimor, që administrohet nga APD.  Sipas specialistëve portualë, kohëqëndrimi i tyre në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në 3-4 ditë.

Nga sektori i statistikave mësohet gjithashtu se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 217 jahte turistike gjithsej dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antik dhe rrethinat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat