Mbyllet pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 35 mijë pelegrinë në 5 ditë

Turizëm

Mbyllet pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 35 mijë pelegrinë në 5 ditë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Mali i Tomorrit u pushtua gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit nga rreth 35 mijë pelegrinë, nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota.

Në orët e para të mëngjesit sotëm, filloi edhe mbledhja e çadrave të cilët prej 5 ditëve i kanë shërbyer pelegrinëve për të kaluar natën. Burimet bëjnë të ditur se këtë vit, në këtë festë janë bërë kurban 4 mijë bagëti, të ardhura nga rrethinat e Beratit, Skraparit dhe nga Vlora. Për të kaluar së më argëtuese këtë festë Komiteti besimtarëve dhe bashkia e Beratit, dhe e Skraparit organizuan aktivitete të ndryshme për besimtarët.

Teqeja e Kulmakut në malin e Tomorrit ka vlera të veçanta në ripërtëritjen e familjes shqiptare. Besimtarët e shumtë që vizituan këtë vend për pesë ditë me radhë kryen ritet fetare ku më kryesorja është therja e kurbanëve . Mali i Tomorrit në rrethin e Skraparit, është kthyer këto ditë në pritësin e mijërave pelegrinëve nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, që i bashkohen pelegrinazhit të përvitshëm të besimtarëve Bektashinj.

Pelegrinazhi i njohur si festa e “Abaz Aliut” në malin e Tomorrit shoqërohet gjithmonë me therjen kurbanit, ku veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit. Më pas ritet vazhdojnë në Teqenë e Kulmakut me ndezjen e qirinjve dhe riteve të tjera. Besimtarët e sektit bektashianë marrin me vete në shtëpitë e tyre qirinjtë e shkrirë dhe dheun që ndodhet në vendin ku prehet kleriku bektashian, pasi kjo sjell për ta mbarësi për gjatë gjithë vitit kalendarik.

Sipas legjendës, Abaz Aliu është flamurtari i Betejës së Qerbelasë i cila ka rënë për paqe. Ai zgjodhi Malin e Tomorrit dhe kjo fjalë, “Tomorri” do të thotë i mirë, dhe ai erdhi ne këtë vend të mirë për ta bekuar këtë vend, për të na dhënë paqe, dashuri dhe mirësi mes njëri-tjetrit, për të përballuar vështirësitë e kësaj bote. Teqeja e Abaz Aliut ndodhet në krahun jugor të malit të Tomorit, në majën e quajtur Kulmak në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit. Vendi i adhurimit për besimtarët bektashi ku zhvillohet çdo vit pelegrinazhi në muajin Gusht, u shpall monument kulturë në vitin 2008.

Këtë vit, në festime ishin të pranishëm dhe Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi. Peligrinazhi i bektashinjve u ndalua gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe 27 vite më parë, Baba Reshati, paraardhësi i Baba Mondit, rinisi ritin. Është për t;u theksuar se këtë vit në këtë festë nuk ka ndodhur as një ngjarje si vitet e mëparshme, ku u vodhën një numër i madh bagëtish. Për ruajtjen e rendit dhe qetësisë e festës tradicionale, Drejtoria e polica qarkut Berat, në bashkëpunim me komisariatin e polica Beratit, Kuçovës Skraparit kishin angazhuar rreth 120 forca policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat