"Die Welt": Kulturë, botë, ngjitje. Fakte për Kosovën dhe kërkesa e saj për Indinë!

Turizëm

"Die Welt": Kulturë, botë, ngjitje. Fakte për Kosovën dhe kërkesa e saj për Indinë!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2017 Në ora: 11:21
Kosova ofron shumë natyrë të paprekur.

Si qëllim turistik shumë pak veta e kanë në llogari Kosovën. Megjithatë, vendi i vogël ballkanik të ofron një kulturë, terrene skijimi dhe ngjitje në natyrë, shkruan fillimisht media konservatore gjermane Die welt.

Vendi

„A mund të bëhet te ju pushim?“ Është pyetja që shpesh u është bërë banorëve të Kosovës pas pavarësisë dhe pranimit të tyre në Bursën Ndërkombëtare të Turizmit në Berlin -2009. Një vit më parë vendi i vogël ballkanik shpalli pavarësinë, që sot është njohur nga 114 prej 193 shtete të OKB.   

Zyra e Informimit paralajmëron akoma turistët e huaj për rrezikun e sigurisë në rast të vizitës së Veriut të Kosovës - në kufi me Serbinë. Shpesh agjencitë shmangin veriun dhe gjatë turave turistike vizitojnë krahas Kosovës edhe vendet fqinje si Malin e Zi dhe Shqipërinë. Në Kosovë rëndësi të veçantë paraqesin dy qytetet me infrastrukturë osmane: Prizreni dhe Gjakova.

Turat e Kosovës kanë edhe vizitën e kishave, manastireve dhe xhamive; sipas shifrave të UNESCO gjatë Luftës janë shkatërruar 1500 objekte kulturore. Oferta të reja janë në dispozicionin e turistëve. A e dini se në pjesën jugore të Kosovës, Brezovicë - është terreni më i madh i skijimit në Ballkan?

Kandidati i Oscar

„Shok“ është arritja më e madhe e kinomatografisë së Kosovës. Drejtori i Kosovo Cinematographic Centre, Arben Zharku u nominua për Oscar në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

Ai shpreson që suksesi i “Shok” të hap dyert edhe për projekte tjera të filmave nga Kosova. Filmi tregon historinë e dy fëmijëve gjatë Luftës së Kosovës.

Image
Regjistori Jamie Donoghue (majtas) dhe interpretues Eshref Durmishi

Ujëvara

Si pasuri natyrore, Ujëvara e Mirushës shtrihet në 11 shkëmbinj pranë Pejës. Aty ofrohen edhe ngjitje për te pishinat natyrore deri në 22 metra lartësi. Pasi Kosova nuk u pranua në UNESCO në 2015, ata nuk janë në mbrojtje të saj.

Përmendore

Dhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Kosovës, në Prishtinë është vendosur permendorja e Bill Clinton, i cili vlen edhe si mbrojtësi i banorëve të Kosovës nga agresioni serb.

Image
Permendorja e Bill Clinton

Vera

40 milion litra verë çdo vit eksportohen në Gjermani. Prej njëzet firmave të verës, ndër më të njohurat është Stone Castle Winery. Në javën e dytë të shtatorit mbahet festivali i verës në Rahovec.

Ngjitje malore

Sipas medias gjermane vlerë e madhe e Kosovës është edhe “Via Ferrata” (Rruga e hekurt) njëherazi e para në Ballkan, që mundëson ngjitjen në shkëmbinj për secilin kalimtar kureshtar dhe kap një shëtitje prej 192 km mes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mjaft atraktiv është Shtegu i Gjelbër që mundëson shëtitjen në këmbë apo me biçikleta nëpër bjeshkë. Së fundmi shpallja e Rugovës Park Kombëtar shënon plotësimin e kushteve për investitorë të huaj.

Dikur e penguar, sot mund të vizitosh lehtësisht kufirin malor të bjeshkëve të Rugovës mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Religjioni

Sëpaku një milion euro do kushtojë Kisha “Nënë Terezë” në Prishtinë. Me ndërtimin e saj, Kosova shpreson të rrisë gjasat e kthimit të eshtrave të Nënë Terezës nga India.

Kontestime për këtë ka edhe Maqedonia, vendi, ku ka lindur Nënë Tereza, si dhe Shqipëria, vendi nga e ka prejardhjen babai i saj. Nga Kosova kanë prejardhjen pjesa e familjes së nënës së Nënë Tereza./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat