Vjeshta “mbretëron” në Korçë

Turizëm

Vjeshta “mbretëron” në Korçë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 08:31
Parku i Korçës

Falë një investimi madhor të realizuar 3 vjet më parë, Parku i Korçës është shndërruar në një park model me standarde europiane. Me rehabilitimin e këtij parku, Bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

Në këtë fotogaleri, parku i Korçës vjen nën pushtetin e vjeshtës, në një mbrëmje nëntori.

Parku “Rinia”në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katror, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë. Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat