Qendër historike model në Dhërmi

Turizëm

Qendër historike model në Dhërmi

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Dhërmi

Në Dhërmi po vazhdon puna me ritme të kënaqshme për të realizuar një qendër historike model për të gjitha fshatrat e tjera të Himarës.

“Qeveria shqiptare po investon në kapitalin më të çmuar të himariotëve, shtëpitë e tyre, të cilat do të rimarrin një vlerë të konsiderueshme në të gjitha këndvështrimet”, shkruan në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke shpërndarë edhe disa foto nga ky projekt.

Himara, shprehet Goro, do të jetë më e bukur vitin e ardhshëm dhe këto investime në Dhërmi apo Vuno do të jenë një vlerë e shtuar e bukurive të rivierës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat