Mediat italiane: Shqipëria, destinacioni i pushimeve për 2018 - Bota Sot
Mediat italiane: Shqipëria, destinacioni i pushimeve për 2018

Turizëm

E enjte, 18 tetor 2018

Mediat italiane: Shqipëria, destinacioni i pushimeve për 2018

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:05
Pamje nga Shqipëria

Viti i kaluar ka shënuar një numër rekord prenotimesh. Sipas mediave italiane pesë ishin destinacionet kryesore të cilat kanë shënuar numër rekord prenotimesh gjatë një viti. Klasifikimi vijon si më poshtë:

Në vendin e pestë është klasifikuar Oman, Azi. Prenotimet në këtë destinacion janë 46% më të larta krahasuar me vitin 2016. Muajt më të preferuar për të qënë në Oman janë tetori dhe marsi.

Në vendin e katërt është pozicionuar Moldavia. Prenotimet në këtë destinacion janë 50% më të larta krahasuar me vitin 2016. Koha më e përshtatshme për të prenotuar është maji dhe shtatori. Ajo çfarë e dallon Moldavinë është vera e jashtëzakonshme.

Në vendin e tretë është pozicionuar Bjellorusia. Kështjella e saj është listuar si një ndër tre më të bukurat në Europë. Numri i prenotimeve krahasuar me 2016 është rritur me 68%.

Në vendin e dytë pozicionohet Tanzania, Afrikë. Është një nga destinacionet e preferuara të verës.

Ndërsa në vendin e parë është listuar Shqipëria, si destinacioni i vitit 2018. Sipas mediave italiane prenotimet në Shqipëri kanë shënuar një shifër rekord prenotimesh të cilat shkojnë deri në 80%. Sipas përshkrimit Shqipëria është vendi që i ofron të gjitha, detin dhe malin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test