Ura e Manastirit, Tereziu: Asnjë tabelë informuese, qytetarët rrezikohen pasi mungojnë parmakët

Turizëm

Ura e Manastirit, Tereziu: Asnjë tabelë informuese, qytetarët rrezikohen pasi mungojnë parmakët

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:18
Ura e manastirit në Vlorë, duke u vizituar nga turistë vendas dhe të huaj

Sezoni turistik po afron dhe ura e manastirit në Vlorë, vijon të jetë problem për pushuesit vendas por edhe te huajt. Turistët e shumtë, të cilët kanë vizituar sot qytetin e Vlorës dhe një ndër pikat turistike, atë të Zvërnecit, kanë mbetur tejet të impresionuar nga bukuria që ofron manastiri i Zvërnecit dhe kisha e Shën Marisë.

Me një gjatësi prej 270 metra, ura e Zvërnecit prej 6 muajsh ka filluar drejt rregullimit te saj. Me një vëzhgim me kamerën e Report Tv, ura e manastirit ende nuk ka përfunduar. Edhe pse në një bisede telefonike, prifti i manastirit, At Jani Tereziu, u shpreh:  

Ura duhet të ishte gati që në qershor të vitit të kaluar, por afatet kanë kaluar disa here. Askush nuk e di kush është investitori, pasi në hyrje të punimeve mungonte një tabele ku të tregonte fillimin  dhe mbarimin e punimeve por edhe vlerën sasa do te kushtojë kjo urë.

Prifti i manastirit, At Jani Tereziu,

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur për bukurinë e Zvërnecit dhe manastirit, e cila gjendet në ishull mes Lagunës së Nartës. Ata shprehen:

Duhet që pushteti vendor të marrë masa për parmakët e urës, pasi ky manastir vizitohet jo vetëm nga të rritur por edhe nga fëmijë e  të moshuar.

Qytetarët e Vlorës

Ura e Manastirit u shkatërrua në shkurt të vitit 2015 nga vërshimi dhe dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Kjo urë ka njohur rikonstruksion total që prej viti 1996 dhe më pas ka pasur ndërhyrje provizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat