Sezoni veror, rezervohet Vlora!

Turizëm

Sezoni veror, rezervohet Vlora!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:36
Vlora

Nëse keni planifikuar që pushimet e verës do t`i kaloni në Vlorë duhet të nxitoni pasi hotelet janë rezervuar për 120 ditë të plota. Vlora edhe këët vit do të jetë destinacioni turistik për shumë turistë të huaj si rus, ukrainas, bjellorus dhe polak. Kreu i shoqatës së operatorëve turistik në jug të vendit Vasil Bedinaj thotë se shërbimi ndaj klientit është përmirësuar.

Bedinaj: Kemi arritur të mbyllim kontrata që shkojnë deri në 120 ditë. 

Bedinaj apelon për zgjidhjen e problemit të transportit publik që nuk ofrohet në këtë qytet si dhe ndërhyrje në ujësjellës kanalizime.

Bedinaj: Urbanët që ka Vlora nuk janë për një qytet bregdetar. Dëgjuam kryeministrin që thotë se kush derdh ujëra në det do të penalizohet, por a e ka menduar ndonjëherë kryeministri se një hotel me 50 dhoma të mund t'i grumbullojë në gropa septike. Mos të na bëjnë ne presione sikur është përgjegjësia jonë.

Por operatorët turistikë janë duke punuar që Vlora të mos jetë destinacion vetëm për tre muajt e verës por gjatë gjithë vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat