Mbi 400 turistë të huaj zgjedhin Pogradecin për fundjavë - Bota Sot
Mbi 400 turistë të huaj zgjedhin Pogradecin për fundjavë

Turizëm

E premte, 16 nëntor 2018

Mbi 400 turistë të huaj zgjedhin Pogradecin për fundjavë

Më: 30 prill 2018 Në ora: 15:00
ilustrim

Mbi 400 turistë gjermanë dhe nga vendet skandinave vizituan Pogradecin gjatë fundjavës që lamë pas.

Në Pogradec mbërritën rreth 10 autobusë me vizitorë të huaj, të cilët kishin përfshirë në itinerarin e tyre turistik vizitat në Lin, Tushemisht dhe vendbanimet antike në këtë zonë.

Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, vërehet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Pogradecin.

Bazilika e Linit, Kalaja e Pogradec, Guri i Kamjes, Ura e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës, janë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Pogradecit.

Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milion vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test