Turistja nga Tajlanda jep përshtypjet e para në plazhin e Velipojës

Turizëm

Turistja nga Tajlanda jep përshtypjet e para në plazhin e Velipojës

Nga: I.J Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:42
Turistja nga Tajlanda

Ditët e ngrohta tashmë kanë ardhur në plazhet shqiptare. Një nga më të preferuarit edhe për pushuesit nga Kosova edhe nga ata të huaj është plazhi i Velipojës.

Një i moshuar Italian nga rajoni i Toskanës shpreh përshtypjet e tij të para për plazhin e Velipojës.

”Jam nga Italia nga rajoni i Toskanës, kam një javë në Velipojë dhe do rri edhe një javë tjetër. Më pëlqen shumë. Në Itali plazhet janë më të organizuara, por këtu më pëlqen shumë, uji është shumë i ngrohtë dhe i pastër”.

Edhe turistja nga Tajlanda shpreh nota pozitive për ujin e pastër dhe të ngrohtë të Velipojës.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, këtu me pëlqen, uji është shumë i ngrohtë dhe rëra është e mrekullueshme”, shprehet turistja tajlandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat