Turistët izraelitë mrekullohen nga muzeu “Solomoni” në Berat - Bota Sot
Turistët izraelitë mrekullohen nga muzeu “Solomoni” në Berat

Turizëm

E enjte, 18 tetor 2018

Turistët izraelitë mrekullohen nga muzeu “Solomoni” në Berat

Më: 21 maj 2018 Në ora: 06:57
Turistët izraelitë

Muzeu shndërruar shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin.

Muzeu “SOLOMONI”, kushtuar bashkëjetesës së shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë një historie mbi 500-vjeçare, është shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin, sidomos për ata izraelitë dhe hebrenj nga vende të ndryshme, shkruan izraelisot.com

“Tek Muzeu “SOLOMONI” Berat, gjatë këtyre 13 ditëve pas çeljes së tij, më 3 maj 2018, kanë ardhur shumë turistë e vizitorë: amerikanë, anglezë, suedezë, danezë, gjermanë, holandezë, italianë, turq, grekë, singaporas, etj., sigurisht edhe disa grupe izraelitësh, por sot mbërriti grupi më i madh në numër i izraelitëve që rrezatonte interes më të gjerë”, shkruan themeluesi i Muzeut të vetëm kushtuar hebrenjve në Shqipëri, Simon Vrusho, autor edhe i librit “Hebrenjtë e Beratit”. i cili ka postuar edhe foto nga vizita e turistëve izraelitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test