ASK: Mbi 86 mijë bujtje për tre muaj në Kosovë - Bota Sot
ASK: Mbi 86 mijë bujtje për tre muaj në Kosovë

Turizëm

E mërkurë, 17 tetor 2018

ASK: Mbi 86 mijë bujtje për tre muaj në Kosovë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

Në tremujorin e parë të vitit 2018 numri i vizitorëve në 187 hotele në Kosovë ishte 64.501, prej tyre 42.69% vendorë dhe 57.31% të jashtëm.

Në një njoftim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti thuhet se numri i bujtjeve ishte 86.227, ku 40.70 % e tyre ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 12.38%, derisa numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 29.487 vizitorë dhe 41.224 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa numri më i madh nga vizitorët e huaj është nga Shqipëria, Turqia, SHBA, bën të ditur ASK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test