Pogradeci çel sezonin turistik

Turizëm

Pogradeci çel sezonin turistik

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:39
Pogradeci

Qyteti i Pogradecit është gati për të mirëpritur pushuesit. Këtë të shtunë përmes një ceremonie të shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme është çelur zyrtarisht sezoni turistik.

Pogradeci e nis stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj.

Kreu i Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri edhe kryetari i Strugës e kanë vlerësuar qytetin për turizmin e veçantë që ofron.

Si çdo vit, nuk kanë munguar as elementët e traditës ku nje grup artizanesh nga Pogradeci dhe rrethinat kanë paraqitur punimet e tyre të veçanta, duke ngjallur kureshtjen e pjesëmarrësve.

Në ceremoninë festive nuk kanë munguar as gatimet  tradicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat