Apollo: Pesë arsye përse duhet të vizitosh Shqipërinë - Bota Sot
Apollo: Pesë arsye përse duhet të vizitosh Shqipërinë

Turizëm

E shtunë, 17 nëntor 2018

Apollo: Pesë arsye përse duhet të vizitosh Shqipërinë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Kompania me e madhe skandinave e udhëtimeve turistike, “Apollo” rendit pesë arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria.

Histori emocionuese dhe zhvillim interesant

Historia unike e Shqipërisë dhe fakti se vendi ka qenë i mbyllur për kaq shumë kohë e ka bërë atë një destinacion përtej të zakonshmes.

Aty ka pafund thesare arkeologjike, kështjella, trashëgimi të UNESCOS-s dhe histori romake. Të udhëtosh këtu, tani, është një eksperiencë emocionuese, ndërkohë që zhvillimi është në aktivitet të plotë, por ende duhet shumë që të përfundojë. Pjesa më e madhe e asaj që është e vjetër është ruajtur, ndonëse shumë hotele janë krejtësisht të rinj.

Natyra përrallore dhe plazhet e bukura

A ka ndonjë gjë më të bukur se sa një destinacion me male të mrekullueshme dhe plazhe të bukur? Shqipëria i ka të dyja. Këtu pamja është gjithnjë e bukur, nuk ka rëndësi se ku je dhe nëse të pëlqejnë shëtitjet, ky është me të vërtetë një destinacion ëndrrash. Destinacionet turistike si Durrësi dhe Saranda kanë plazhe të gjatë dhe të pastër me ujëra të kristalta dhe të qarta.

Eksperienca gastronomike

Suedezët e kanë dashuruar prej një kohe të gjatë ushqimin italian dhe grek. Në Shqipëri do të gjeni një kombinim perfekt të këtyre aromave, të ndërthurur me specialitetet lokale. Ushqim deti i freskët dhe mish i shërbyer direkt nga zgara shoqërohen me perime të shijshme dhe fruta të ëmbla.

Miqësore me portofolin

Shqipëria është ende duke u zhvilluar dhe një destinacion turistik relativisht i ri, që do të thotë se çmimet janë disa prej më të ultave në Mesdhe!

Banorët

Shqiptarët janë njerëz të dashur, të ngrohtë dhe mikpritës. Gati çdo person me të cilin bisedon dëshiron që të flasë dhe të të tregojë për vendin e tij. Me sa duket shqiptarët janë të lumtur të presin turistë. Shumica e tyre flasin shumë mirë anglisht dhe si turist ndihmohesh me gjithçka që ekziston midis qiellit dhe tokës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test