Turizmi në Gjirokastër, brenda ditës mbi një mijë vizitorë

Turizëm

Turizmi në Gjirokastër, brenda ditës mbi një mijë vizitorë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:15
Gjirokastër

Turistët e huaj dhe vendas kanë mbushur plot qytetin e Gjirokastrës dhe kalanë e saj si një ndër monumentet dhe destinacionet kryesore për të vizituar këto ditë të nxehta gushti.

Vetëm ditën e djeshme Gjirokastra ka mirëpritur 1966 vizitorë .Turistët janë të kombësive nga më të ndryshmet. Përveç vizitorëve vendas, turistët e huaj janë polakë, francezë, australianë, spanjollë, belgë, rumunë, grekë, nga Arabia Saudite, maqedonas, serbë, ukrainas, brazilianë, amerikanë, kanadezë, finlandezë, holandezë, çekë, austriakë, sllovenë, tajlandezë, hungarezë dhe italianë 973 të tillë.

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm në Gjirokastër. Gjatë vitit 2017 për periudhën janar-korrik, numri i vizitorëve është 31,085 ndërsa po për të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i vizitorëve është rritur në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj të cilët vendet që mbartin histori i kanë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit.

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat