Investimet në infrastrukturë nxisin turizmin gjithëvjetor në Shqipëri

Turizëm

Investimet në infrastrukturë nxisin turizmin gjithëvjetor në Shqipëri

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:30
Shqipëri

Investimet që po ndërmerr qeveria në zhvillimin e infrastrukturës me standarde bashkëkohore, janë me impakt të drejtpërdrejtë në nxitjen e turizmit gjithëvjetor në qytetet Berat, Gjirokastrër, Përmet dhe Sarandë.

Projekti “Për zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që po zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit sipas programit të qeverisë shqiptare që mbështetet dhe nga World Bank Albania (Bankës Botërore), është një sipërmarrje komplekse që ndërthur investimet në infrastrukturë, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ravijëzimin e një vizioni të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë rajonit të jugut.

Në këtë sipërmarrje të rëndësishme zbatuesit e këtij projekti po bashkëpunojnë me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe bashkitë e këtyre qyteteve.

Berati, me 486 monumente kulturore, pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s pret të vizitohet nga mbi 100 mijë turistë këtë vit. Përmes financimevenë infrastrukture, Banka Botërore po ndihmon zhvillimin e turizmit në Berat, të cilat i shërbejnë ruajtjes së trashegimisë kulturore dhe krijimit të mundësive ekonomike për banorët.

Image

Programi i investimeve për zhvillimin e integruar urban të Beratit dhe Përmetit, dy qytete në juglindje të Shqipërisë, që karakterizohen nga vlera të veçanta të trashëgimisë kombëtare, bukurisë natyrore dhe turistike ka nisur të detajohet.

Qeveria synon që në periudhën afatgjatë të fuqizojë ekonomitë lokale drejt orientimit të zhvillimit të turizmit kulturor dhe natyror, vlera specifike që karakterizojnë këtë dy qytete.    

Mbi 80,000 banorë të Beratit dhe Përmetit do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto ivestime, të cilat do t’u shërbejnë gjithashtu edhe turistëve.

Vetëm gjatë 2017-ës rreth 100,000 turistë vizituan këto dy qytete dhe pritet që numri të rritet gjatë viteve që vijnë.

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm edhe në qytetin e gurtë jugor Gjirokastër. Gjatë vitit 2018 numri i vizitorëve është rritur në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj, kundrejt vitit të kaluar duke e kthyer tashmë këtë qytet në një nga destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit.

Ndërsa Saranda, një nga perlat e bregdetit shqiptar po frekuentohet gjithënjë e më tepër nga turistët vendas dhe të huaj.

Rreth 80 mijë turistë vizituan Sarandën nga rrugët detare në 2 muaj (qershor-korrik) 2018, ndërkohë që vizitorët të shumtë vijojnë të frekuentojnë qytetin jugor për veëoritë turistike e historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat