Thethi, perla e mbrojtur e turizmit shqiptar, vizitohet në çdo stinë

Turizëm

Thethi, perla e mbrojtur e turizmit shqiptar, vizitohet në çdo stinë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:26
Thethi

Thethi, zemra e Alpeve Shqiptare. Kjo perlë e natyrës vetëm këtë sezon turistik ka pritur mbi 40 000 vizitorë, ndaj të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për ruajtjen e saj. Me këtë synim, me propozim të ministrisë së Kulturës dhe vendim të Këshillit të Ministrave tashmë qendra e fshatit Theth, është shpallur “Qendër historike” në mbrojtje.

Në bukuritë e rralla, Thethi pa dyshim zë vend kryesor.

Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar” dhe sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.

Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorë dhe pushuesit. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat