Muzeu Historik Kombëtar, atraksion në rritje i turizmit shqiptar - Bota Sot
Muzeu Historik Kombëtar, atraksion në rritje i turizmit shqiptar

Turizëm

E mërkurë, 17 tetor 2018

Muzeu Historik Kombëtar, atraksion në rritje i turizmit shqiptar

Nga: ATSH Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:06
Muzeu Historik Kombëtar

Jeta artistike dhe kulturore në kryeqytet çdo ditë e më shumë po tërheq publik, duke treguar se artdashësit e shohin si atraksion për të njohur dhe prekur nga afër fusha të shumëllojshme artistike.

Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi thotë se ”kemi një rritje të konsiderueshme të vizitorëve në muze i cili ka ardhur për shkak të shumë faktorëve duke pasur parasysh që në fillim të sezonit kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e shpalli një prioritet turizmin”.

”Në këtë kuadër Muzeu Historik Kombëtar ka patur një peshë të rëndësishme për rritjen e numrit të turistëve dhe nëpërmjet punës sonë individuale duke hapur ekspozita të ndryshme dhe duke bërë të mundur që sezoni veror të mos ishte një sezon pa aktivitete por të kishte herë pas here ekspozita dhe aktivitete të cilat bënin të mundur që vizitorët shqiptarë dhe të huaj të shijonin copëza të ndryshme historie dhe trashëgimie kulturore”, u shpreh drejtori Koçi.

Ai vijoj se ”vizitorët e huaj përbëjnë një numër të madh që vizitojnë Shqipërinë dhe kjo tashmë është e dukshme pasi Shqipëria po zbulohet dhe nga mediat botërore. Në Muzeun Historik Kombëtar ka një rritje krahasuar me vitin e kaluar të numrit të vizitorëve vendas.Thirrja jonë dhe e ministrisë së Kulturës ”Eja në muze” ka patur një impakt dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të vazhdojë kjo rritje ”.

”Vizitorët e huaj që vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar janë kryesisht nga vende si Kina, Polonia, Gjermania ,Franca. Numri i vizitorëve gjatë periudhës janar -gusht 2018 është 36 507 vizitorë nga të cilët 11 740 vizitorë vendas dhe 21 436 janë vizitorë të huaj”, përfundoi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test