“Lonely Planet”, “reklamë” Shqipërisë: Një ndër 10 destinacionet globale të 2019-s, është më mirë se Mali i Zi dhe Greqia - Bota Sot
“Lonely Planet”, “reklamë” Shqipërisë: Një ndër 10 destinacionet globale të 2019-s, është më mirë se Mali i Zi dhe Greqia

Turizëm

“Lonely Planet”, “reklamë” Shqipërisë: Një ndër 10 destinacionet globale të 2019-s, është më mirë se Mali i Zi dhe Greqia

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:30
“Lonely Planet”, “reklamë” Shqipërisë

“Lonely Planet”, guida numër një në botë për turizmin, e sidomos për turizmin aventurier, i ka bërë një dhuratë të majme Shqipërisë, duke e renditur në mes të dhjetë destinacioneve më të vlefshme të vitit të ardhshëm.

Duke pasur parasysh impaktin që “Lonely planet” ka mes të apasionuarve të turizmit dhe zbulimit të vendeve të reja, klasifikimi i Shqipërisë mes dhjetë vendeve më me vlerë për t`u parë në 2019, mund të konsiderohet një reklamë e vërtetë.

“Shqipëria është një xhep me një vlerë të madhe, fshehur nën sytë tanë, me plazhe fantastike, një histori unike, dhe jo me dyndje njerëzisht si në Mal të Zi apo në Greqi”, thotë “Lonely Planet” për lexuesit e saj.

Pasi vlerëson maksimalisht ushqimin, por edhe destinacionet arkeologjike, si Butrinti apo Apollonia, “Lonely Planet” nënvizon edhe faktin se Shqipëria ofron male të mrekullueshme, fshatra jashtë kohës, por edhe një kryeqytet si Tirana, i ndryshëm nga çdo vend tjetër në Europë.

Shqipëria, së bashku me Poloninë dhe Slloveninë, janë tre vendet e vetme europiane të listës me 10 vende, ku përfshihen edhe destinacione si Shtetet e Bashkuara, Ekuadori, Argjentina apo Bangladeshi.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...