Program 4-vjeçar për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin - Bota Sot
Program 4-vjeçar për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin

Turizëm

Program 4-vjeçar për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në fushën e turizmit, gjatë vitit 2019, do të vazhdojë implementimin e një programi 4-vjeçar “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” me një fond investimi prej 65 milionë euro.

Drejtori i FSHZH, Benet Beci gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2019 në qytetin e Vlorës bëri të ditur se, programi parashikon rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe parqeve natyrore në bashkitë Gjirokastër, Berat, Përmet e Sarandë.

“Këtu do të përfshihen edhe ndërhyrje për përmirësimin e integruar urban në zemër të këtyre qyteteve, si shëtitorja e Sarandës dhe rehabilitime në qendrat historike të Gjirokastrës dhe Beratit”, – tha ai.

Ndërsa vuri në dukje se, gjithashtu do të ndërhyhet edhe në disa pika turistike si Porto Palermo, Syri i Kaltër, Zvërneci dhe në parkun arkeologjik të Orikut.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka të gjitha kapacitetet dhe vullnetin për ta kthyer këtë buxhet në investime cilësore, që nxisin rritjen e ekonomisë dhe punësimin”, – deklaroi Beci. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...