Shëtitorja e Himarës në konkursin ndërkombëtar “Eu mies Award”

Turizëm

Shëtitorja e Himarës në konkursin ndërkombëtar “Eu mies Award”

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 07:22
Shëtitorja e Himarës

Shëtitorja e re e Himarës do të konkurrojë në një tjetër konkurs ndërkombëtar.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “këtë herë shpresojmë se juria e EU MIES AWARD do të vlerësojë jo vetëm projektin, por edhe realizimin e saj”.

“Shëtitorja e Himarës është një ndërthurje e shkëlqyer mes pozicionit të përshtatshëm, shtrirjes dhe qytetit me detin, për shëtitore të tilla”, thekson Goro.

Sipas tij, kjo shëtitore është fantastike edhe nga ana e projektimit dhe zbatimit, përveç kushteve atmosferike kur deti rezervon gjithmonë surpriza të pakëndshme.

Nëpërmjet një ndërhyrje arkitekture, në peizazhin dhe mobilimin urban, shëtitorja e re është zëvendësuar me vijën natyrale lidhëse të detit me shtëpitë ne vijën e parë në breg.

Shëtitorja e re u rehabilitua në sajë të një projekti të qeverisë shqiptare. Duke nisur nga objektet e vijës së parë shëtitorja i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 të gjerë me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete të ndryshme, nga plazhi e deri në koncerte apo të tjera evente kulturore, transmeton atsh.

Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat