Thuajse 1 metër dëborë në zonën turistike të Shqipërisë

Turizëm

Thuajse 1 metër dëborë në zonën turistike të Shqipërisë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Nuk janë dashur shumë ditë me reshje dëbore që zona turistike e Thethit të bllokohet.

Edhe dimri i këtij viti dhe prag festat e Krishtlindjes dhe  ndërrimit të  viteve, e gjejnë këtë perlë të Alpeve Shqiptare të izoluar me pjesën  tjetër të vendit. nga Boga në Qafë Thore kalohet me vështirësi, ndërsa  14 kilometrat e rrugës nga Qafa e Thores e deri në brendësi të Thethit,  janë të pakalueshme pasi trashësia e dëborës  varion nga 50 deri në 70 centimeter, e në pika të caktuara edhe më  shumë. 

Pushteti  vendor dhe ai qëndror premtimet e shumta dhe deklaratat për të mos e  lejuar bllokimin e rrugës, i kanë vetëm mediatike, pasi në terren nuk ka  asnjë  fadromë të dërguar për të ndërhyrë. 

Bashkia Shkoder dhe ajo e Malësisë  së Madhe ndajnë kompetencat me kufinj rruge, ndërsa emergjencat civile  dorëzohen plotësisht përballë këtij realiteti disa vjeçar që kalon kjo  zonë. Bllokimi nis në dhjetor dhe zgjat me  muaj, duke shkuar në shumë raste deri në pranverë. Banorët tregojnë se  përveç rrugës që paralizon çdo aktivitet, vështirësi të mëdha kanë edhe  me furnizimin me energji elektrike, ku rrjeti i amortizuar bën që shumë  fshatra të jenë pa drita. Për fat të keq  Thethi do të ketë një tjetër dimër për tu shënuar, mes vështirësive që  sjell dimri i eger dhe mungesës së dorës së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat