Vaji i shegës - aleat i fuqishëm kundër plakjes

Ushqime

Vaji i shegës - aleat i fuqishëm kundër plakjes

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Sipas shumë studimeve, shega është një nga pemët më efektive në botë për shkak të vetive të dobishme për sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kapaciteti antioksidues i lëngut natyral të shegës është tre herë më i fortë se i çajit jeshil apo verës së kuqe, ndërsa ekstrakti i saj vepron deri në dhjetë herë më shumë. 

Sipas rekomandimeve të tyre, një gotë lëngu natyral i shegës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare çdo ditë.

Vlera mesatare e energjisë prej 100 gram të shegës është 74 kalori. Ajo është e pasur me kalium dhe përmban magnez, fosfor, kalcium, hekur dhe bakër. Është një burim i madh i vitaminës B5, fenoleve natyrore si elagitaninës dhe flavonoideve. Njëqind miligramë shegë përmbajnë 16 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C.    

Ajo përmban fitokimikale që stimulojnë krijimin e serotoninës për disponim të mirë dhe estrogjenit për të ruajtur masën e kockave. 

Studimet klinike tregojnë se përbërësit që gjenden vetëm në shegë, të quajtura punicalagini, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Ato ulin kolesterolin, presionin e gjakut dhe përshpejtojnë shpërbërjen e pllakave në enët e gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza. 

Për ngritjen e imunitetit dhe parandalim, ekspertët rekomandojnë marrjen e përditshme të 2.5 decilitra lëng shege. 

Lëngu i shegës ul rrezikun e disa lloje të kancerit, mbron nga osteoporoza dhe sëmundja Alzheimer, forcon sistemin imunitar, mban shëndetin e dhëmbëve, shkatërron bakteret escherichia dhe stafilokoket, ngadalëson plakjen, ruan shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, përmirëson funksionin erektil. 

Vaji i shegës është jashtëzakonisht i pasur dhe ushqyes, dhe mund të aplikohet në mënyrë lokale dhe orale për qëllime kozmetike dhe mjekësore. 

Sipas hulumtimit, ai mbron nga kanceri, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës. Pasuria e antioksiduesve e bën vajin e shegës një aleat të fuqishëm kundër plakjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat