Rregullat të cilat patjetër duhet t’i dini: Kjo është koha kur duhet të hani pemë dhe ëmbëlsira dhe kur makarona!

Ushqime

Rregullat të cilat patjetër duhet t’i dini: Kjo është koha kur duhet të hani pemë dhe ëmbëlsira dhe kur makarona!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:15
Foto

Çdo artikull e ka kohën e vet ideale, ndërsa ne po ju sjellim edhe disa rregulla të tjera të cilave duhet t’u përmbaheni

Është mendim i rrënjosur që në mëngjes është mirë të hani pemë, sepse përshpejton metabolizmin, mirëpo e vërteta është ndryshe,

Në të vërtetë, pemët dhe ëmbëlsirat duhet konsumuar në kohën kur në trup ekziston sasia më e vogël e insulinës – ajo është rreth orës 17:00.

Kështu nuk do të çrregulloni punën e pankreasit, prandaj në trup nuk do të ndodhin oscilime në sasinë e sheqerit dhe metabolizmi do të jetë i balancuar.

Duhet pasur kujdes edhe që sasia e pemëve të jetë e mjaftueshme, përkatësisht që të jetë sa mund të mbani në grusht.

Makaronat duhet ngrënë rreth orës 15:00, sepse atëherë është aktiviteti më i fuqishëm i enzimave, të cilat ndihmojnë në tretje, prandaj nuk do të grumbulloni tepricë kilogramësh, mund t’i kombinoni me mish.

Asgjë pa kafjallin?

Ekspertët këshillojnë që asnjëherë të mos e kaloni kafjallin. Pini kafe pas kafjalli, por mund të pini edhe çaj.

Midis racioneve bëni një distancë prej katër orësh, mirëpo kurrë mos i kombinoni proteinat me karbohidrate, si p.sh., mishin dhe patatet.

Mos hani asgjë një ose dy orë para gjumi, mirëpo deri në orën 11 të paradites mund të hani çfarëdo që të dëshironi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat