Gjoks pule me salcë kremoze, receta për 4 persona që duhet ta gatuani të gjithë

Ushqime

Gjoks pule me salcë kremoze, receta për 4 persona që duhet ta gatuani të gjithë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 20:55
Ilustrim

Gjoksi i pulës cilësohet si pjesa më e shijshme e këtij shpendi pas pjekjes, i cili më pas mund të përcjellet me ndonjë melmesë të mundshme. Ja receta e gjoksit të pulës me salcën kremoze, të bashkëngjitur me hudhër e limon, e destinuar për 4 persona.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

4 gjokse pule-3 lugë vaj ulliri ose gjalpë – 1 qepë e vogël, e grirë imët kripë e piper

250 ml lëng pule i valuar – 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur – 4 thelpinj hudhër – 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur – 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë – 2 lugë majdanoz i grirë – 1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën – ½ limon i prerë në feta të holla

PËRGATITJA:

1.Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë.

2.Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak.

3.Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës. E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri.E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat