Receta e mëngjesit/ Kifle role

Ushqime

Receta e mëngjesit/ Kifle role

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:12
Foto

PËRGATITJA

PËRBËRËSIT

2 paketime tharmë

3/4 e gotës ujë të ngrohtë

1 filxhan sheqer

1 lugë të vogël kripë

2 vezë

1/2 e gotës gjalpë të butë në temperaturë dhome

4 gota miell

çokokrem për lyerje

200 gram manaferra

UDHËZIMET

Përzihet tharmi në ujë të ngrohtë. Hidhet sheqeri, kripa, vezët, gjalpa dhe 2 gota miell. Përzihet mirë derisa të jetë e butë dhe e njëtrajtshme masa dhe më pas i shtohet pjesa e mbeturr e miellit. Brumi përzihet me duar për një kohë, më pas lihet të qëndroj në diell apo vend të ngrohtë për 1 orë e gjysmë. Më pas brumi ndahet në dy pjesë përpunohet dhe në fund bëhet i sheshët. Lyhet brumi me gjalpë sipër, dhe mund ti hidhet pak kanellë. Lyhet me çokokrem dhe më pas i hidhen manaferrat të lyera me miell. Bëhet në formë cilindrike, pritet dhe më pas vendoset në enë për pjekje mbi letër. Piqen në temperaturë 200 gradë në furrë të parangrohur për 12-15 minuta. /Blitz.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat