Dëshironi të bëheni më të mençur? Hani këtë lloj ushqimi!

Ushqime

Dëshironi të bëheni më të mençur? Hani këtë lloj ushqimi!

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Ilustrim

Nëse dëshironi të flini më mirë dhe të rrisni IQ-në tuaj, shkencëtarët këshillojnë të hani rregullisht peshk.

Një studim i Universitetit të Pensilvanisë ka treguar se marrja e rregullt e këtij ushqimi përmirëson fuqinë e të mësuarit dhe të keni një gjumë të mirë.

Gjithashtu, fëmijët që hanë peshk të paktën një herë në javë flenë më mirë dhe kanë një koeficient më të lartë të inteligjencës.

“Peshku është i pasur me acide yndyrore omega 3, një yndyrë që është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj. Neuronet kanë nevojë për acide omega 3 për funksionimin e duhur dhe membranat qelizore”, shpjegon Don Von, neuro-shkencëtar.

Hulumtuesit monitoruan marrjen e peshkut mes fëmijëve, si dhe aftësitë e tyre të të folurit dhe jo-verbale. Prindërit regjistruan kohën e gjumit të fëmijëve.

Rezultatet treguan se fëmijët që hanin peshk të paktën një herë në javë kishin një koeficient të inteligjencës më të lartë prej 4.8 pikësh, sesa fëmijët që rrallë ose nuk hëngrën kurrë peshk.

Avantazhet e konsumimit të këtij ushqimi janë parë edhe gjatë gjumit, dhe fëmijët që hanin peshk flinin më mirë gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat