Frutat që duhet t’i hani për një jetë më të gjatë - Bota Sot
Frutat që duhet t’i hani për një jetë më të gjatë

Ushqime

Frutat që duhet t’i hani për një jetë më të gjatë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:06
Foto ilustruese

Jetëgjatësinë mund ta shtoni edhe duke bërë ushtrime të rregullta fizike.

Megjithatë, shkencëtarët bëjnë të ditur se një prej mënyrave më të lehta për ta përmirësuar shëndetin është duke ngrënë fruta agrume të paktën një herë në ditë.

Frutat agrume – që janë portokajt, grejpfrutët dhe limonët – mund t’jua përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, sipas ekspertëve.

Ekspertët thonë se njerëzit që hani sasi të mëdha të këtyre frutave janë më pak të prirë të zhvillojnë një numër të madh të sëmundjeve, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Këto fruta më së miri njihen për përmbajtjen e vitaminës C, e cila e forcon sistemin e imunitetit, por veç kësaj, ato edhe i luftojnë infeksionet.

Dëshmitë e deritanishme tregojnë se frutat agrume ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit në ezofag, gojë, laring, faring, dhe në lukth për 40-50%.

Nutrientët që gjenden me bollëk në këto fruta janë fibrat, vitamina C, kaliumi, foliati dhe flavanoidet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...