5 arsye pse duhet të hani sa më shumë ullinjë

Ushqime

5 arsye pse duhet të hani sa më shumë ullinjë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Foto

Ne të gjithë duan që të sigurohemi se ushqimi që hamë është më i miri në treg.

Por gjithnjë duhet të bëjme kujdes edhe për vlerat ushqyese të gjërave që konsumojmë, prandaj sonte portali arbresh.info sjell për ju vlerat dhe arsyet pse duhet në konsumoni sa më shumë ullinjë.

Forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë enët e gjakut

Ullinjtë janë antioksidantë dhe pastrojnë trupin, duke eliminuar çdo materie të dëmshme. Rregullojnë nivelin e kolesterolit, që do të thotë se ata mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Për më tepër forcojnë edhe sistemin imunitar dhe përmbajnë lëndë ushqyese që do t’ju ndihmojnë kundër alergjive.

Humbje peshe

Ullinjtë janë të pasur me yndrya të mira, për të cilën edhe ka nevojë trupi jonë. Këto yndyra trupi nuk i ruan si depozita, prandaj edhe duhet plotësuar. Ato kontribuojnë shumë në humbje të peshës në mënyrë të shëndetshme. Ullinjtë janë një delikatesë e jashtëzakonshme dhe ju mund t’i shtoni ato në ushqimin tuaj të preferuar, ose thjesht hani ato në mes të ngrënies tuaj. Ata janë jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe në gjendje t’ju mbrojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trajton dhimbjet dhe inflamacionet

Ullinjtë dhe vaji i ullirit të virgjër janë antioksidantë të fuqishëm. Ky ushqim i shijshëm dhe i kripur do të ju ndihmojnë  të lehtësoni dhimbjen, kështu që ato përdoren shpesh si një ilaç.

Mbrojnë flokët dhe lëkurën

Ullinjtë dhe vaji i ullirit të virgjër përmbajnë komponime që mbrojnë lëkurën dhe flokun tuaj. Acidet yndyrore të pangopura dhe acide yndyrore omega-3 gjenden në sasi të mëdha dhe këto acide yndyrore ushqejnë, mbrojnë dhe lagështojnë lëkurën dhe flokun tuaj. Të pasura me vitaminën E janë ideale për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Ullinjtë ose vajin e ullirit mund ta përdorni edhe si maskë për flokë dhe lëkurë.

Nxisin sistemin e tretjes

Ullinjtë janë të pasur me fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes. Vitamina E dhe yndyrat e pangopura parandalojnë çdo dëmtim të shkaktuar nga radikalët e lirë në zorrët. Një filxhan ulliri të zi siguron 17 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave, që do të thotë se ata do të rritin ndjeshëm tretjen tuaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat