Ky truk për dy minuta do të vrasë dëshirën tuaj për ushqimin e yndyrshëm

Ushqime

Ky truk për dy minuta do të vrasë dëshirën tuaj për ushqimin e yndyrshëm

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:33
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zhvilluar trukun dyminutësh, i cili do t’u mundësojë njerëzve të zgjidhin problemin me tepricën e kilogramëve, sepse fjala është për metodën me ndihmën e së cilës tërësisht shkatërrohet dëshira që të hahet ushqim i yndyrshëm.

Në të vërtetë, studimi më i ri ka treguar që është e mjaftueshme që t’i merrni erë ushqimit të yndyrshëm vetëm dy minuta dhe që më nuk do të keni nevojë ta hani.

Kjo është e gjitha që kanë dëshiruar njerëzit të cilët synojnë që të eliminojnë racionet me kalori të larta.

Gjatë hulumtimit është treguar që vetëm ekspozimi ndaj aromës së ushqimit të këtillë plotëson dëshirën për racionin e tillë dhe nuk është e domosdoshme që ta hani për të qenë të kënaqur.

Receptorët e trurit të ngarkuar për kënaqësinë njësoj reagojnë edhe ndaj aromës, edhe ndaj shijes, gjë që është mirë, sepse lë mundësinë që të aplikojmë teknikën e re dhe të mbrojmë shëndetin tonë.

– Aromat ambientale janë të mjaftueshme që të shuajnë urinë për ushqim. Në të vërtetë, sensorët suptilë të aromave mund të jenë më efikas në zgjedhjen e ushqimit sesa vetë shija, gjë që më së miri tregojnë fëmijët e vegjël të cilët sapo fillojnë të zgjedhin artikujt duke i nuhatur – thotë njëri ndër hulumtuesit Dipanjan Biswas nga Universiteti Florida.

Kjo do të mund të bëhet edhe pjesë e edukimit. Për shembull, prindërit kur shkojnë në shitore do të mund t’i mbajnë fëmijët afër ëmbëlsirave rreth dy minuta dhe pasta t’i dërgojnë deri te pemët, ku fëmijët do të përcaktoheshin me siguri për ushqim të shëndetshëm.

Gjithashtu, shkencëtarët konstatojnë që me përdorimin e spërkatësve të ndryshëm në mensa, kantina dhe shitore do të mund të bëhej zgjedhje natyrale e ushqimit të shëndetshëm për çdo racion, prandaj njerëzit më nuk do të jenë obezë.

I gjithë studimi është bërë në 900 pjesëmarrës të cilët janë ushqyer në kantinë. Përdorimi i ushqimit të pashëndetshëm ka rënë në 23,41 për qind, gjë që është rezultat fantastik.

Është interesante edhe që nëse vetëm nuhatet në shpejtësi ushqimi i pashëndetshëm, apetiti për të shtohet madje dyfish – thonë ekspertët dhe shtojnë që është e domosdoshme që të jeni të ekspozuar ndaj aromave së paku dy minuta në mënyrë që truri juaj të regjistrojë ngopjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat