Nëse ushqeheni shëndetshëm, këto pije detox ju ndihmojnë

Ushqime

Nëse ushqeheni shëndetshëm, këto pije detox ju ndihmojnë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:46

Sipas “Mindbodygreen”, një detoksifikim, në teori, ndihmon trupin tuaj të eliminojë disa prej  toksinave që ndodhen aty dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Këto janë disa nga pijet detox që mund të ju ndihmojnë në humbjen e peshës.

Kastravec dhe ujë me limon
Vetitë e limonit të kombinuara me vetitë anti-inflamatore të kastravecit mund të ndihmojnë trupin tuaj të heqë qafe toksinat. Thjesht shtoni kastravec me feta, një limon me feta dhe gjethe nenexhiku në një broke uji. Duhet ta lini gjithë natën dhe ta pini gjatë ditës.

Mollë dhe kanellë
Kjo recetë e thjeshtë është e shijshme dhe ka më pak se 10 kalori. Thuhet të ndihmojë në rritjen e energjisë gjithashtu. Thjesht shtoni një mollë të madhe të prerë në feta, një shkol kanelle në një broke me ujë dhe lëreni për disa orë.

Detox për çlirimin nga stresi
Dëshironi të hiqni pak stresin ndërsa hidratoheni dhe detoxifikoheni?! Ju duhet vetëm uthull molle e cila supozohet të zvogëlojë rrezikun ndaj diabetit, ndihmon në humbjen e peshës, zbutjen e problemeve të stomakut dhe  në tretje, sipas “Mamavation”. Frutat ofrojnë përfitime shëndetësore dhe ndihmojnë në fshehjen e aromës së fortë të uthullës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat