Vezë të ziera të shoqëruara me kos

Ushqime

Vezë të ziera të shoqëruara me kos

Më: 7 mars 2019 Në ora: 00:20
Vezë

Servirini vezët e ziera me kos dhe hudhra për t’i bërë akoma më të shijshme. Një recetë e lehtë në përgatitje që mund ta shërbeni për mëngjes apo për darkë.

Përbërësit:

350 gr kos

6 vezë

3 thelpinj hudhër

1 lt ujë

1 lugë gjelle uthull

1 lugë çaji kripë

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaji spec i kuq(paprika)

Përgatitja:

1. Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë.

2. Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë.

3. Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për 1 minutë. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatë për servirje.

4. Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat