I dinim dietike, ja ushqimet për të cilat jemi gabuar dhe që nuk e ulin peshën trupore

Ushqime

I dinim dietike, ja ushqimet për të cilat jemi gabuar dhe që nuk e ulin peshën trupore

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një dietë e shëndetshme është e rëndësishme jo vetëm për kilet e tepërta që mund të marrim, por edhe për të mirën e shëndetit, ndaj është mirë të dimë efektet që japin në trupin tonë ushqimet që konsumojmë.

E sa i përket kileve të tepërta, janë disa ushqime të cilat kemi menduar se ishin të duhur për dietën tonë, por sipas studiuesve të “Times of India” nuk janë dhe aq të shëndetshme. Ja lista e tyre:

Kosi i ngrirë

Bëni kujdes dhe më kosin pasi ka përmbajtje të shtuar sheqeri.

Ushqimet dietike të paketuara

Këto lloj ushqimesh janë të pasur me yndyra të pashëndetshme dhe konservantë.

Smoothies

Ndonëse mendojmë se ‘smoothies’ ndihmojnë në humbjen e peshës në fakt një gotë e tillë përmban rreth 400 kalori.

Frutat e thata

Ndonëse janë shumë të këshillueshme frutat e thata kanë më shumë kalori dhe sheqer së frutat natyralë.

Çokollatat dietike me fruta të thata

Këto çokollata kanë përmbajtje të lartë ingredientësh artificial.

Pijet e gazuara dietike

Këto lloj pijesh ndikojnë në shtinim në peshë jo në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat